Fotot e disa qenve që kanë marrë një ngjyrë blu janë bërë virale në rrjete sociale. Ngjyra blu besohet të jetë shkaktuar nga ndotja kimike pranë një fabrike në Rusi, sipas Daily Mail.
Fotografitë e qenve janë bërë nga banorët lokalë pranë uzinës Dzerzhinskoye Orgsteklo, një fabrikë e papërdorur e cila u mbyll për shkak të problemeve financiare gjashtë vjet më parë.
Dikur ishte një strukturë e madhe e prodhimit kimik që bënte acid hidrocianik. Por menaxheri i uzinës, Andrey Mislivets thotë se ngjyra mund të jetë shkaktuar nga sulfati i bakrit, kur qentë endeshin nëpër ndërtesat e braktisura. /abcnews.al