Qeni që merr autobusin dhe udhëton vetë çdo ditë për të shkuar në park

schedule09:36 - 15 Janar, 2021

schedule 09:36 - 15 Janar, 2021

Eclipse është qeni që po bën xhiron e rrjetit, pasi çdo ditë shkon vetë me autobus në parkun e qenve në Seattle të Britanisë së Madhe.

Sipas My Modern Met, ai pret me durim në stacionin e autobusëve afër shtëpisë së tij. Kur autobusi arrin në stacion, ai hipën në të dhe përshëndetet nga “fansat” e tij.

Qeni më pas zbret në parkun e qenve ku kalon kohë duke vrapuar dhe duke u shoqëruar me qentë e tjerë e më pas hipë prapë në autobus dhe kthehet në shtëpinë e saj.

Thuhet se qeni u mësua të udhëtonte i vetëm me autobus prej ditës kur shoqëruesi i tij, Jeff Young ishte vonuar shumë për të përfunduar pirjen e cigares derisa po prisnin autobusin për t’u kthyer bashkë në shtëpi. Në këto momente qeni kishte hipur vetë në mjetin transportues dhe ishte kthyer në shtëpi. Që nga ajo ditë, qeni është bërë i pavarur duke shkuar vetë në park. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!