Qeni “hero” shpëton 50-vjeçarin nga ataku në zemër

schedule10:16 - 10 Maj, 2023

schedule 10:16 - 10 Maj, 2023

Një qen në Japoni është cilësuar “hero” pasi arriti t’i shpëtojë jetën një burri, i cili pësoi një atak në zemër.

Ai dha alarmin duke lehur pa pushim.

Koume, pesë vjeç, mori një letër vlerësimi nga Shërbimi i Zjarrfikësve Chiba në një ngjarje të veçantë për ndërhyrjen që i shpëtoi jetën një burri në një klub kuajsh në Wakabaku në Chiba.

Sipas një deklarate nga grupi i kuajve, një burrë rreth të pesëdhjetave u rrëzua më 25 shkurt, me Koume, një qen ndryshe jashtëzakonisht i qetë, duke sinjalizuar alarmin me lehjen e saj jashtëzakonisht këmbëngulëse.

“Koume zakonisht është i qetë dhe leh vetëm në raste të rralla. Kur ka diçka urgjente ai fillon leh”, tha Yuna Maruo, një trajnere 23-vjeçare që ndihmoi burrin.

Sipas të njëjtit njoftim, lehja e vazhdueshme e qenit ka shqetësuar stafin, i cili u mobilizua menjëherë, duke thirrur ambulancën dhe ndihmën mjekësore dhe në fund 50 vjeçari arriti të shpëtonte.

Koume u rrit nën kujdesin e një qeni tjetër, Ume, i cili, sipas Maruo, e mësoi atë se si të lehë në raste kur dikush ka nevojë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!