Qeni Ciko i bën “gjëmën” 21-vjeçarit në Itali, kapet duket shitur “mall’

schedule11:56 - 8 Gusht, 2022

schedule 11:56 - 8 Gusht, 2022

Finanzierit e Guarida di Finanza, zhvilluan një aksion kundër shitjeve ambulante në Itali, por në pranga përveç dy shitësve senegalezë, ka rënë edhe një 21-vjeçar shqiptar që shiste drogë.

Dy senegalezët kur panë uniformat u larguan me vrap mes turmave të njerëzve, çadrave dhe kabinave duke u përpjekur të hiqnin qafe rrobat e falsifikuara që po shisnin.

Pas ndjekjes, ata u kapën dhe u arrestuan. Mes mallrave të sekuestruar kishte rripa, çanta, këpucë, kuleta, kostume dhe syze të markave të njohura italiane dhe të huaja për tu shitur në plazhet e Spotorno dhe Bergeggi.

Guardia di Finanza arrestoi edhe një 21-vjeçar shqiptar i cili u pikas duke shitur drogë. Ai qëndronte i ulur në një stol që momentin që u pikas nga qeni ciko i policisë.

Pas kontrollit, me vete ju gjetën 77 gram hashash, ndërsa brenda çantës kishte edhe një thikë zvicerane dhe një pako tjetër me hashash. Nëse droga do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 1500 eurosh./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!