Qeni shqiptar Molos / Pse Greqia e Turqia duan të na e marrin e t’i japin kombësinë

schedule08:59 - 10 Nëntor, 2023

schedule 08:59 - 10 Nëntor, 2023

Përveç qenit të Sharrit, shqiptarët kanë edhe një racë tjetër autoktone kaq shumë të njohur, por kaq pak të reklamuar. Ai është qeni molos, që vjen nga fisi i njohur iliro-epiriot. Disa persona të apasionuar pas kafshëve kanë krijuar Shoqatën Kinologjike “Qeni Molos Shqiptar” dhe funksionon prej tre vitesh.

Presidenti i kësaj shoqate, Gerald Lleshaj dhe përfaqësuesi Eduart Kaçorri ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku folën për nismën që kanë ndërmarrë. Lleshaj theksoi se qëllimi i vetëm i kësaj shoqate është njohja e Molosit në rang kombëtar por dhe ndërkombëtar.

“Shoqata ka vetëm një qëllim: Molosin, kultivimin dhe njohjen e Molosit në rang kombëar dhe ndërkombëtar. Shoqata ligjërisht ka tre vjet që është krijuar ndërsa puna ka tre vite.”, u shpreh Gerald Lleshaj, presidenti i Shoqatës Kinologjike “Qeni Molos Shqiptar”.

Unë kam pesë qen, të gjithë Molos, kategoria Akil. Nëse kushdo arrin që ta ketë një këlysh e kupton shumë mirë se pse e kam një qen të tillë. Afrimiteti dhe zgjuarsia unikale që kanë këtë lloj qensh është e veçantë. I përshtatet ambientit të brendshëm, të jashtëm, familjar.

Ne jemi fokusuar tek mosha më e vjetër e qenve, duke qenë se jemi tentuar t’i afrohemi origjinalitetit të vjetër. Jemi munduar të zgjidhim këto lloj qensh sepse në ekspozitat që kemi marrë pjesë, në Tiranë, Vlorë, Prizren dhe kemi paraqitur këto qen dhe jemi mirëpritur nga organizatorët dhe shikuesit.“, shtoi Kaçorri.

Barinjtë e zonave të thella ende e mbajnë këtë lloj qeni si ruajtës të bagëtive të tyre. Ata treguan gjithashtu se i blejnë këto qen nga barinjtë për t’i pastruar dhe për t’ju afruar racës së pastër të molosëve. Një thirrje patën edhe për institucionet përkatëse për të bërë më shumë për këtë.

Duhet t’i bëjmë thirrje ministrisë së Mjedisit, të Bujqësisë dhe Kulturës si dhe Federatës Kinologjike Shqiptare, ideja është që ta bëjmë të njohur dhe ta promovojmë.”, u shpreh Geraldi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!