“Qëndrova 13 ditë pa lëvizur në spital, firmosa dokumentet e testamentit”

schedule09:10 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:10 - 4 Qershor, 2020

Virgil Van Dijk është rikthyer të flasë për vuajtjet e kaluara në moshën 20-vjeçare. Problemet në apendesit gati i morën jetën mbrojtësit holandez, i cili qëndroi për 13 ditë radhazi në spital.

“Muri” i Liverpool ka rrëfyer momentet e vështira për Daily Mail. “Mbaj mend që isha në spital dhe shihja vetëm tuba përreth. E ndjeja se trupi ishte dëmtuar, por nuk mund të bëjë asgjë. Në ato momente, koka më ishte mbushur me mendime negative. Jeta ime rrezikohej.

Nuk arrija të lëvizja apo të ecja. Lutesha bashkë me mamanë time, bisedonim shumë së bashku. Duhet të flisnim edhe për testamentin tim. Ishte e rëndë të flitej për atë temë, por duhej bërë, gjendja ime ishte serioze.

M’u desh të firmosja dokumentet, kujtoja se po më vinte fundi. Kalova 13 ditë në spital, pa lëvizur fare. Ishte shumë e vështirë për mua“, përfundon 28-vjeçari nga Breda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!