Laurent Blanc mund të rikthehet si trajner. Francezi qëndron pushim prej 27 qershorit të vitit 2016, datë kur mbylli aventurën 3-vjeçare në pankinën e PSG.
54-vjeçari, i cili ka drejtuar Bordeaux, kombëtaren e Francës dhe PSG-në, është një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Valencias.
L’Equipe raporton se Blanc është i preferuari i drejtuesve të klubit spanjoll. 10 trofe ka fituar gjatë punës te Bordeaux dhe PSG, teksa ka fituar Botërorin dhe Evropianin si futbollit me kombëtaren e Francës.
Blanc është gati t’i japë fund pushimit 4-vjeçar dhe shpreson të arrijë sa më shpejt akordin zyrtar me Valencian. /abcnews.al