Qendroi te teatri jashtë orarit te lejuar, gjobitet edhe Kryemadhi pas Bashës

schedule13:08 - 16 Maj, 2020

schedule 13:08 - 16 Maj, 2020

Pas kreut të PD, Lulzim Basha, policia ka gjobitur edhe Monika Kryemadhin. Kryetarja e LSI ka qëndruar jashtë orarit të lejuar, pas orës 17:30 tek sheshi i Teatrit Kombëtar.

Ndërkaq, policia bën të ditur ka proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit 47 persona, artistë dhe politikanë të cilët kaluan mbrëmë natën tek sheshi i teatrit.

Po ahstu për të njëjtën shkelje është gjobitur edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

-M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!