Qëndroi në mes të detit për 24 ditë, 47 vjeçari shpëtoi duke ngrënë ketchup

schedule18:52 - 20 Janar, 2023

schedule 18:52 - 20 Janar, 2023

Një burrë 47-vjeçar kaloi 24 ditë i vetëm në detin e Karaibeve dhe arriti të mbijetojë duke ngrënë ketchup.

Elvis Francois u gjet 120 milje detare në veriperëndim të Puerto Bolivar, Kolumbi, kur një aeroplan vuri re fjalën “ndihmë” të skalitur në varkën e tij, tha marina kolumbiane.

“Nuk kisha ushqim. Kisha një shishe ketchup, hudhër pluhur dhe perime të përgatitura, kështu që i përzieja me pak ujë”, tha 47-vjeçari.

Francois tha se ai po bënte riparime në varkën e tij pranë ishullit të Shën Martinit në dhjetor, kur kushtet e këqija të motit e morën atë në det.

Ai tha se nuk kishte aftësi detare dhe nuk ishte në gjendje të manovronte varkën e tij për tu kthyer sërish në breg, dhe mbeti në det.

“Njëzet e katër ditë pa asnjë për të folur. Nuk e dija çfarë të bëja, nuk e dija se ku isha. Ishte e vështirë”, përshkroi ai. “Në një moment humba shpresat. Po mendoja për familjen time”.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua në portin e Kartagjenës, ku mori kujdes mjekësor dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të emigracionit për riatdhesim, sipas CNN. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!