Qendroi gjithë jetën i mbyllur në një kafaz të vogël, ngordh pak muaj pas shpëtimit ariu i vetmuar

schedule14:42 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:42 - 10 Gusht, 2021

Një ish-ari i cirkut i cili ishte mbajtur i mbyllur në një kafaz për pjesën më të madhe të jetës ka ngordhur vetëm disa muaj pasi u shpëtua dhe u dërgua në një vend në Zvicër.

Sipas organizatës për mbrojtjen e kafshëve Four Paws International, ariu Jambolina kishte ngordhur menjëherë pasi mori një injeksion anestezik, në përgatitje për kirurgji rutinë dentare.

Ariu lindi në janar të vitit 2009 në kopshtin zoologjik të Jaltës në Krime. Kur ishte vetëm disa javësh, ai u shit dhe u trajnua si ari i cirkut.

Por kur Jambolina nuk po detyrohej të performonte në cirqet ukrainase, ai e kaloi pjesën më të madhe të kohës të mbyllur në një kafaz të vogël në garazhin e pronarit. Kafazi nuk ishte aq i madh sa ariu të ngrihej ose të lëvizte brenda.

Në këtë mënyrë, shëndeti i kafshës u përkeqësua dhe fakti që ajo nuk u mbajt me arinj të tjerë, bënë që disa media të quanin Jambolina “ariu më i vetmuar në botë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!