Qëndroi 6 vite larg rrjeteve sociale, i riu fiton bastin me nënën e tij

schedule20:09 - 24 Shkurt, 2022

schedule 20:09 - 24 Shkurt, 2022

Sivert Klefsaas ishte 12 vjeç kur nëna e tij, Lorna Goldstrand Klefsaas i ofroi një marrëveshje. Duhet të qëndronte larg rrjeteve sociale për gjashtë vitet e ardhshme derisa të mbushte 18 vjeç dhe ajo do t’i jepte 1800 dollarë. Lorna tha se ishte frymëzuar nga një sfidë që dëgjoi në radio të quajtur “16 për 16”, ku një nënë i dha vajzës së saj 1600 dollarë kur mbushi 16 vjeç nëse ajo qëndronte jashtë rrjeteve sociale.

Ajo vendosi të shtonte 200 dollarë më shumë për dy vite shtesë. “Duke qenë se isha 12 vjeç, nuk kisha ende një koncept të madh për paratë. Kështu që thashë po absolutisht.”, tregoi 18 vjeçari. Nuk ishte e vështirë për adoleshentin të hiqte dorë nga rrjetet sociale në atë moment pasi ai nuk i përdorte shumë. I vetmi aplikacion që kishte provuar para bastit ishte Snapchat dhe e kishte fshirë një ditë më pas.

Sivert dhe Lorna bënë bast të rastësishëm në 2016.

“Nuk do të thosha se ka pasur ndonjëherë një moment ku mendoja se do të hiqja dorë. Ndërsa vazhdoja ishte më shumë një gjë krenarie.“, tha 18-vjeçari duke shtuar se e trajtoi sfidën si një nga ndeshjet e tij të futbollit ose basketbollit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!