Suso u huazua nga Milani te Sevilla në ditët e fundit të merkatos së janarit. Spanjolli ka shënuar vetëm një gol deri tani me skuadrën andaluziane. 26-vjeçari është huazuar për një periudhë 18 mujore në La Liga dhe është i qartë për të ardhmen.
“Erdha te Sevilla për të qëndruar këtu, por do të bisedoj me drejtuesit në verë. Objektivi ynë është të kualifikohemi në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe duam të shkojmë sa më larg këtë sezon në Europa League“, deklaron për Marca, lojtari ofensiv.
Sevilla do të përballet me Romën në raundin e 1/8 në Europa League dhe mbetet një nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut. Spanjollët e kanë fituar pesë herë këtë kompeticion në 15 vitet e fundit si asnjë skuadër tjetër. /abcnews.al