Qëndrimi për Tahirin, Kryemadhi: Rama iu dorëzua pa kushte krimit

schedule15:34 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:34 - 23 Tetor, 2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi si kërcënim ndaj drejtësisë qëndrimin e Kryeministrit Rama, i cili i quajti farsë akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit Tahiri. Sipas Kryemadhit, duke mbrojtur Tahirin, Rama iu dorëzua pa kushte krimit.
Vendimi i PS-së për të mos lejuar prangat në duart e Saimir Tahirit është cilësuar nga LSI si pengesë e madhe ndaj drejtësisë.
Kryetarja Monika Kryemadhi i quajti fjalët e Kryeministrit në adresë të prokurorëve një kërcënim.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të mos intimidohet nga qëndrimi i Kryeministrit.