Futbolli spanjoll do të rifillojë, drejtuesit e saj nuk heqin dorë nga ky vendim dhe po presin lejen nga autoritetet shtetërore. Skuadrat kanë rinisur stërvitjen, ndërsa presidenti i Ligës ka konfirmuar rikthimin në fushë dhe përfundimin e këtij sezoni.
Javier Tebas ka përsëritur dëshirën e tij për të filluar kampionati spanjoll në datë 12 qershor. “Data finale do të përcaktohet nga qeveria”, deklaron ai gjatë konferecnës për shtyp, teksa vijon edhe më tej. “Do të rinisemi të gjithë së bashku, Primera dhe Segunda Division, dhe për 35 ditët e ardhshme do të luajmë ndeshje çdo ditë.
Koronavirusi? Kemi vetëm tetë persona pozitv në 2500 teste të kryera. Të infektuarit janë drejt shërimit të plotë dhe javën e ardhshme do të t’i nënshtrohen të gjithë testeve të radhës“, thekson kreu i Ligës Spanjolle të Futbollit. /abcnews.al