Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qëndrim Zyba transferohet te Legia Warszawa, “Dardani” gjen Ernest Muçin në ekip

schedule10:56 - 2 Shkurt, 2024

schedule 10:56 - 2 Shkurt, 2024

Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar ditën e premte si lojtari më i ri i klubit polak, Legia Warszawa.

Mbrëmjen e djeshme, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për lojtarin në fjalë. “Dardani” do të jetë pjesë e Legias me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerje. Suksese Qëndrim Zyba”, njoftonte klubi polak.



Zyba do të gjejë si shok skuadrë lojtarin e kombëtares shqiptare, Ernest Muçi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!