Qëndresa Qytetare kundër zgjedhjeve në Universitete: Urdhrat bien në kundërshtim

schedule17:48 - 27 Korrik, 2020

schedule 17:48 - 27 Korrik, 2020

Disa herë pandemia ka zhvendosur mbajtjen e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitete, por Ministria e Arsimit caktoi  mes polemikash që procesi të mbahet më 30 korrik.

Urdhrat e Ministrisë së Arsimit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndërsa auditoret në këtë datë zgjedhjesh janë bosh. Ky është konstatimi i Qëndresës Qytetare e cila monitoron arsimin e Lartë.

“Është një datë që s’mund të kemi zgjedhje normale, pasi dhe urdhrat e Min. së Arsimit ka nxjerrë urdhra që bien në kundërshtim me njëri-tjetrin”, shprehet Xhemollari.

Në 30 korrik nuk ka garë transparente dhe mbi të gjitha as qe pritet ndryshim .

“Por a ka garë reale dhe transparente në disa prej universiteteve kryesore? Do ketë votime sa për proces por jo ndryshim, pasi mungon transparenca”, thotë Xhemollari.

Rikandidojnë te vetëm për mandat të dytë si rektor

Kseanela Sotirofski, Universiteti Durrës

Arben Gjata, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Skënder Topi, Universiteti i Elbasanit

Rikandidojnë për mandat të dytë si rektor me nje rival

Bahri Musabelliu, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Adem Bekteshi, Universiteti i Shkodrës

Andrea Maliqari, Universiteti Politeknik i Tiranës

Roland Zisi, Universiteti i Vlorës

Ndjehet mungesa e studentëve në këto zgjedhje, pasi po zhvillohen në një periudhë të papërshtashme për ta, sipas Mimoza Hafizit, kandidate për Rektor në Universitetin e Tiranës

Ne Ut përballë Hazifit kandidojnë dhe Artan Hoxha, dekani i “Drejtësisë” dhe Kozeta Sevrani  pedagoge e “Ekonomikut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!