Qendra shëndetësore në Darzezë/Shërbime dhe kujdes për pushuesit. Paraqiten deri në 40 persona në ditë

schedule13:32 - 23 Gusht, 2024

schedule 13:32 - 23 Gusht, 2024

Virozat dhe pickimet nga peshqit shumë pushues në plazhin e Darëzezës në Fier I kanë dërguar drejt qendrës shëndetësore.

Personat me probleme të zemrës gjithashtu kanë marrë ndihmën e parë në ketë qendër ndërsa tre pushues kanë humbur jetën ne det.

Mjekët këtu gjatë muajve korrik dhe gusht kanë pritur  deri në 40  vizita çdo ditë.

Me një staf prej dy mjekësh dhe tre infermierë  qendra shëndetësore në Darzezë ka përballuar fluksin duke dhënë trajtim dhe dërguar në spitalin e Fierit rastet urgjente.

Darëzeza është një nga dy plazhet më të frekuentuara në Fier kryesisht me pushues ditorë. Distanca nga spitali rajonal  është 22km, por gjendja e rrugës dhe trafiku i rënduar bëjnë që ky itinerar të përshkohet në të paktën 35 minuta ndaj pushuesit e kërkojnë shërbimin në qendrën shëndetësore verore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!