Qëlluan me kallashnikov në ajër, në pranga dy të rinjtë në Lezhë

schedule08:56 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 08:56 - 30 Dhjetor, 2020

Dy të rinj në Lezhë janë arrestuar pasi kanë qëlluar në ajër me kallashnikov. Kështu, në pranga janë vënë 19-vjeçari R. H., dhe 28-vjeçari  S. H., banues në Milot, Kurbin.

Gjatë kontrolleve në banesën e 19-vjeçarit dhe ambientit përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua në ajër.

Armën, i riu e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij. Më pas, kontrolle janë bërë edhe në banesën e 28-vjeçarit u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!