Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku një ditë më parë u plagos me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. 37 vjeçari u arrestua për fshehjen e provave materiale që u lanë në lokalin e tij pas sherrit mes Vangel Alles dhe Ilir Danit, një person me precedentë kriminalë. Ndërkohë në Burrel u arrestua edhe një 24 vjeçar, i shpallur në kërkim pas ngjarjes, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga zona. Por ende mbetet në kërkim autori i plagosjes së Vangjel Allës, Ilir Dani. /ABC News Albania 24/7
Qëlluan me armë vëllain e kryebashkiakut në Bulqizë, arrestohet pronari i lokalit
schedule13:11 - 19 Shtator, 2019
schedule 13:11 - 19 Shtator, 2019