Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të një 60-vjeçari në fshatin Dukas të Patosit.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur më 30 dhjetor, ndërsa janë vënë në pranga A. G., 34 vjeç, banues në Patos dhe V. L., 34 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 30.12.2019 ku në fshatin Dukas, Patos, dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër.
Arrestohen nga policia dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se kanë qëlluar autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas kallëzimit të marë nga shtetasi A.H se dy persona kanë qëllur në drejtim të tij me armë zjarri, organizuan punën dhe bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve:
-A. G., 34 vjeç, banues në Patos.
-V. L., 34 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “/abcnews.al