Shërbimi gjerman i inteligjencës ka siguruar mesazhe nga burime ushtarake ruse, ku përmenden vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, raportoi sot revista gjermane e lajmeve Der Spiegel.
Sipas Der Spiegel, agjencia prezantoi gjetjet e saj në parlament dje, të mërkurën. Revista nuk citon një burim për këtë informacion.
Sipas medias gjermane, mesazhet korrespondojnë me vdekjet e njohura. Në një nga përgjimet, një ushtar ka raportuar se ka qëlluar dikë që po lëvizte me biçikletë. Ndërkohë, që një kufomë është fotografuar i shtrirë pranë një biçiklete.
Spiegel shton se ka regjistrime shtesë, se incidente të ngjashme kanë ndodhur në qytete të tjera të Ukrainës.
Qeveria ukrainase ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe krime lufte. Kremlini tha të martën se pretendimet perëndimore se forcat ruse kishin ekzekutuar civilë në Bucha ishin “falsifikim monstruoz” që synonte diskreditimin e ushtrisë ruse dhe justifikimin e sanksioneve të reja perëndimore.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë për Der Spiegel. /abcnews.al