Qëlloi me armë ndaj policisë, dorëzohet me të vëllanë pas 4 orësh rrethim nga FNSH dhe RENEA

schedule23:59 - 28 Prill, 2020

schedule 23:59 - 28 Prill, 2020

Policia e Shtetit ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur në Çorovodë, ku një person pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ka shtënë edhe në drejtim të uniformave blu.

Përmes një deklarate, policia shprehet se “rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi Hekuran Hoxh,  rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe Hoxha kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, gjë e cila ka ndodhur pas 4 orësh rrethim nga FNSH dhe RENEA. Bashkë me të është dorëzuar edhe vëllai, të dy me probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!