Qëlloi me armë pastaj ia drejtoi policit, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

schedule11:53 - 21 Prill, 2020

schedule 11:53 - 21 Prill, 2020

Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, krimin në familje, në Vaqarr të Tiranës.

Djali 42 vjeçar  Ridjan Lamja pas një zënke me babain e tij Shkëlqim Lamja ka qëlluar me armë zjarri brenda në banesë.

Fqinjët kanë njoftuar policinë se kishin dëgjuar të shtëna.

Policia ka shkuar në vendngjarje por 42 vjeçari me të konstatuar policinë ka dale nga banesa dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Pas kësaj policia është vënë në ndjekje të 42 vjeçarit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij vetëm në orët e para të mëngjesit në një banesë të braktisur.

Ndërkohë i është sekuestruar edhe arma e zjarrit që 42 vjeçari e dispononte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!