Qëlloi shokun me kallashnikov, e fundosën dëshmitë kontradiktore, si ndodhi ngjarja në Bulqizë

schedule17:44 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:44 - 27 Nëntor, 2020

Një i ri në Bulqizë ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, në rrethana që ende janë të paqarta. Abcnews.al mëson detaje të reja rreth vdekjes së 22-vjeçarit Elidon Basha, i cili ka mbërritur në spital në gjendje kritike, i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se pas plagosjes , autori i dyshuar Klodian Kola ka njoftuar policinë për plagosjen. Policia e Bulqizës ka shkruar në vendin e ngjarjes ku ka gjetur Elidon Bashën të plagosur.

Më tej, forcat e policisë, bashkë me autorin kanë transportuar të plagosurin në spitalin e Bulqizës. Nga ky spital, i riu u dërgua drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, në gjendje kritike për shkak të hemorragjisë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje Kolën, tek i cili ka parë se ka kontradita në deklarime. Në fillim, ai  ka thënë se shoku i tij është plagosur vetë pa dashje, pastaj ka ndërruar dëshmi duke thënë se “na kanë gjuajtur.”

Lexo edhe: Vrasja në Bulqizë, gjendet automatiku me të cilin i riu i mori jetën shokut gabimisht

Viktima ka pasur një plumb arme zjarri në krah, që dyshohej se nuk ishte nga një armë gjahu. Pas kërkimeve në vendin ku ka deklaruar autori është gjetur një armë automatike tip kallashnikov me të cilën është bërë qitje.

Autori i dyshuar dhe viktima dilnin shpesh për gjueti, dhe sipas policisë ata kanë pasur me vete 2 armë një gjahu dhe një kallashnikov. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!