Qëlloi shokun e tij në gjendje të dehur, arrestohet ushtari rus

schedule12:50 - 17 Prill, 2023

schedule 12:50 - 17 Prill, 2023

Një ushtar rus është dënuar me 10 vjet burg pasi qëlloi aksidentalisht shokun e tij në gjendje të dehur në Ukrainë, shkruan gazeta ruse Kommersant .

Luftëtari u akuzua për vrasjen e një gardiani kombëtar rus në gjendje të dehur në një automjet vitin e kaluar.

Ushtari u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe pretendoi se diversantët ukrainas ose luftëtarë të tjerë rusë mund ta kishin vrarë gardianin.

Megjithatë, ai është shpallur fajtor për vrasje nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Krimesë dhe është dënuar me 10 vjet në një koloni penale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!