Një shqiptar që i mori jetën vajzës dhe dhëndrit të tij, në një vrasje të dyshuar për çështje nderi, është shpallur fajtor. Mail Australia raporton për historinë e Lindita Musait e cila u vra nga babai i saj Osman Shaptafaj në prag të vitit të ri 2019.
Ajo po përpiqej të fillonte një jetë të re larg babait të saj kur u gjend përpara një breshëria plumbash së bashku me burrin e saj. 56-vjeçari Shaptafaj, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje nga detektivët e skuadrës së vrasjeve në Melburn pasi u shërua nga plaga e plumbit që kishte në kokë.
Lexo edhe: Qëlloi për vdekje vajzën dhe dhëndrin: Mësohet gjendja shëndetësore e babait, çfarë pritet të ndodhë
Pasi vrau të bijën dhe dhëndrin, Osmani u gjet një bllok më tutje me plagë plumbi në kokë. Një i afërm i familjes duke folur për Mail Online është shprehur se nëna e vajzës kishte rreth 8 vite që ishte larguar nga shtëpia. Më tej, Osmani u përpoq që të kontrollonte jetën e vajzës pasi ajo i kishte dalë kundër dhe kishte nisur jetën larg tij.
“Me të vërtetë më bën të ndihem keq… të them të drejtën. Lindita dhe Vetoni ishin perfektë, absolutisht perfekt,” tha ai.
Çifti u sulmuan ndërsa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne perëndimore rreth orës 10.30 të mëngjesit. sb/abcnews.al