Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi për vdekje bashkëshorten në sy të fëmijëve, vetëdorëzohet pas disa orësh 45-vjeçari

schedule13:56 - 2 Shkurt, 2020

schedule 13:56 - 2 Shkurt, 2020

45-vjeçari Lulzim Cuku i cili goditi me thikë bashkëshorten Manjola Cuku është vetëdorëzuar në polici. Ljami është bërë i ditur nga Policia e Durrësit e cila thekson se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Durrës/Informacion

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Xhafzotaj, më datë 01.02.2020, ku shtetasi Lulzim Cuku, 45 vjeç, qëlloi me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C. 33 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë, ju informojmë se;



Policia e Durrësit pas njoftimit të marrë në lidhje me ngjarjen është vënë në ndjekje të autorit duke bashkëpunuar dhe me DVP Tiranë e DVP Dibër.

Gjithashtu nga shërbimet policore u ushtrua kontroll në shumë objekte e ndërtesa ku dyshohej se mund të fshihej autori.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lulzim Cuku, si pasojë e trysnisë së Policisë është vetëdorzuar në Komisariatin e Policisë Burrel.

Shërbimet e e Komisariatit të Policisë Durrës po mbrrijnë në Komisariatin e Policisë Burrel për të shoqëruar autorin në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe http://abcnews.al/foto-krimi-ne-sy-te-tre-femijeve-qelloi-per-vdekje-bashkeshorten-me-thike-detaje-te-reja/

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!