Një 51-vjeçar në Kamzë është vënë në pranga pasi ka qëlluar me çifte në drejtim të një personi. Njoftohet se G. N., është arrestuar pasi pas një konflikti për prona, me qëllim vetëgjyqësinë.
G.B., nuk është lënduar, ndërsa njoftohet po ashtu se 51-vjeçari e kishte pasur armën e gjahut me leje.
Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. s.b/abcnews.al/