Qëlloi në ajër në Kombinat, si u kap adoleshenti që postonte foto me kallash në rrjetet sociale

schedule09:31 - 18 Korrik, 2021

schedule 09:31 - 18 Korrik, 2021

Një adoleshent 17-vjeç është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Policia thotë se falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit me inicialet K. S. nga Kombinati, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajër.

Gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar armën kallashnikov dhe një thikë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!