Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 5 gusht 2019, në qytetin e Bilishtit.
Në ambientet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme procedurale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.