Policia ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv, ku për fat të mirë nuk pati persona të plagosur.
Shërbimet e Komisariatit nr 2, pasi morën njoftimin për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, nisën hetimet për identifikimin e autorit.
Policia mori në pyetje personat e pranishëm të cilët dhanë deklaratën lidhur me ngjarjen dhe po vijon punën për arrestimin e të dyshuarit. / abcnews.al