Një 25-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të banesës së L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.
Nuk bëhen të dituta shkaqet që e kanë shtyrë 25-vjerin të ndërmarrë një akt të tillë. Gjatë kontrollit të banesës së tij shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar.
Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.
Tashmë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”./abcnews.al