Qëlloi me armë administratorin e shkollës në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

schedule12:14 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 18 Shkurt, 2022

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi në drejtim të pronarit të shkollës “Wilson”, Lulëzim Masha, në datën 18 janar në afërsi të Liqenit të Thatë në kryeqytet. Burime nga policia për gazetaren e Abc Xhensila Kodra bëjnë me dije se janë kryer disa kontrolle por ai nuk është gjetur.

Identifikimi i tij u bë në sajë të disa kamerave të sigurisë, por edhe të dëshmisë së vetë biznesmenit. Lulëzim Masha u rimor sërish në pyetje dhe bashkëpunoi me grupin hetimor. Ai ka treguar me detaje kërcënimet që ka pasur. Burime pranë policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për konflikte banale.

Si ndodhi?

Automjeti tip “Benz” në të cilin lëvizte Masha u qëllua me armë në zonën e Liqenit të Thatë. Autori qëlloi me 3 plumba pistolete në drejtim të tij. Dy prej tyre kapën mjetin. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk preku 63 vjeçarin apo këmbësorë që ishin duke kaluar aty pranë. Autori u largua menjëherë prej andej në këmbë, në brendësi të parkut të Liqenit. Policia ngriti pika të shumta kontrolli, por pa mundur të zbulojë personin që qëlloi me armë në drejtim të 63 vjeçarit Masha.

Lexo edhe: Atentat pronarit të shkollës private në Tiranë? Si u shpëtoi plumbave 63 vjeçari, autori iku në këmbë

Gjatë marrjes në pyetje, Masha fillimisht mohuar që sulmi me armë të ketë qenë për të. Ai ka pohuar se kishte qenë duke kaluar në këtë zonë për të shkuar në punë, dhe se kishte parë disa djem të rinj duke u zënë me njëri-tjetrin. Sipas tij, nga të shtënat, plumbat kishin prekur edhe makinën e tij. Ndërsa në dëshinë e fundit ai ka pranuar se është kërcënuar.

Hetuesit fillimisht ngritën dyshime se sulmi me armë mund t’i ketë ardhur për konflikte tokash ose ndonjë konflikt tjetër banal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!