45-vjeçari në Elbasan qëlloi drejt policisë me kallashnikov, vijojnë kërkimet në pyll

schedule17:08 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 17:08 - 24 Dhjetor, 2020

Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi uniformat blu pasditen e sotme në fshatin Seltë të njësisë administrative Zavalinë jeton i vetëm në banesën e tij. Burime bëjnë me dije për ABC se ai nuk është i martuar dhe nuk ka fëmijë ndërsa pranë zonës ku ai jeton nuk ka banesa të tjera.

Sipas policisë, ndërhyrja në banesën e tij u bë për shkak se kishte marrë informacione se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’u arratisur ai ka qëlluar në drejtim të bluve.

Më pas ai është arratisur drejt pyllit ku po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Policia i ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë./mv.abcnews.al