Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi disa herë me thikë gruan e tij, arrestohet 54-vjeçari shqiptar

schedule13:16 - 21 Maj, 2023

schedule 13:16 - 21 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali , ku një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua operacionit të parë, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen.



Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!