Qëllohet me vezë senatori islamofob

schedule22:36 - 16 Mars, 2019

schedule 22:36 - 16 Mars, 2019

Senatori australian islamofob Freser Anning, është qëlluar me një vezë gjatë një konference për shtyp ku deklaronte se një nga arsyet e masakrës në Zelandën e re, ishte pikërisht prania e myslimanëve të shumtë në vend.

Po komentonte nga Melburne, në një konferencë për shtyp, masakrën në Christchurch, kur u qëllua me një vezë në kokë. Menjëherë sapo kuptoi se çfarë po ndodhte, ai nisi të qëllonte me dhunë autorin e gjestit. Çdo gjë ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë. Protagonist i kësaj ngjarjeje është senatori australian Fraser Anning, i cili njihet si një islamofob.

Reagimi i dhunshëm i senatorit u bllokua menjëherë nga të pranishmit dhe i riu regjistroi çdo gjë me telefonin e tij, duke ia dorëzuar më pas policisë. Në momentin që u ndërpre, Anning po komentonte masakrën ku 49 persona mbetën të vrarë, duke theksuar se arsyet janë të lidhura me politikat e emigrimit që lejojnë fanatikët myslimanë të hyjnë në Zelandën e Re.

Më pas, ai shtoi se nëse sot myslimanët janë viktimat, zakonisht ata janë autorët. Sipas tij, feja islame është thjesht një ideologji e dhunshme e një despoti të shekullit të gjashtë, i maskuar si një lider fetar. Deklaratat e tij u kritikuan nëpërmjet Twitter-it dhe nga kryeministri australian Scott Morrison që i cilësoi se fraza të neveritshme dhe se këto qëndrime nuk kanë vend në Australi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!