Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin Igalo të Malit të Zi.
Mësohet se punonjësi i policisë kufitare malazeze është qëlluar me armë zjarri nga tre Kosovarë, të cilët tentuan të kalonin në territorin malazez pa dokumenta.
Viktima ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa 3 kosovarët mes tyre edhe një femër u arrestuan nga autoritetet malazeze.
Të shtënat janë regjistruar rreth orës 14.45. Agresorët nuk kishin me vete, asnjë mjet identifikimi.
Një nga tre personat, është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkëmbimi me armë zjarri, shkaktoi edhe një aksident automobilistik, ku një kamion u përplas me automjetin e policisë./abcnews.al