Qëllohet me armë ndaj një banese në Lundër, reagon policia

schedule15:47 - 18 Maj, 2021

schedule 15:47 - 18 Maj, 2021

Gjatë natës një banesë është qëlluar me armë zjarri në Lundër të Tiranës. Denoncimi ka ardhur nga pronari i banesës, ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar edhe policia.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, ndërkohë shton se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!