Qefalia: Kryeministri Rama është me Tiranën, Fidel Ylli bën shumë për sportin

schedule22:37 - 30 Korrik, 2020

schedule 22:37 - 30 Korrik, 2020

Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Sporti, i parë në sytë e politikanëve, ishte kryefjala e deklaratës së tij hapëse në emision.

“Tirana dihej se ishte shpallur kampion dhe gjesti ishte më tepër simbolik, pasi miku im Braçe është tifoz i Partizanit, prandaj mendova t’i jap një “dhuratë”. Tirana i merr një herë në 26 vjet, Tirana i merr më shpejt.

Ka tifozë nga të dyja krahët, kjo ndihet në derbi. Ka deputetë të cilët janë me Partizanin, por ka dhe një pjesë tjetër që është me Tiranën. Nuk është se anon peshorja nga një anë apo një tjetër. Mazhoranca nuk anon nga Partizani, nuk është e vërtetë. Edhe Kryeministri, është me Tiranën.

Na ka befasuar presidenti Meta kur i dha trofeun Tiranës, ndoshta është një kompensim i vjetshëm. Në fakt, i habita me bluzën e Tiranës, por na vjen mirë që na u shtua një tifoz. Nuk mendoj se Meta është tifoz i Tiranës.

Fideli (Ylli) është një dashamirës i futbollit, e vërtetoi edhe me projekt-ligjin e fundit. Mendoj se e ka duartrokitur fitimin e Superiores nga Tirana. Kontributin që ka dhënë për sportin, është një gjë shumë pozitive. Fideli është një njeri me grinte sportive, e ka ende, lufton fort për të bërë atë që ka vizion”, u shpreh Qafalia./abcnews.al