Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Që të jeni të lumtur në punë duhet të jeni vetvetja

schedule10:40 - 13 Nëntor, 2019

schedule 10:40 - 13 Nëntor, 2019

Puna  është më e shëndetshme dhe më produktive nëse jeni vetvetja, sipas një studimi të ri.

Studimi  përfshin 65 raste që përqendrohen në atë që ndodh pasi njerëzit në një ambjent  pune zbulojnë një identitet të stigmatizuar, të tillë si orientimi seksual, sëmundja mendore, paaftësia fizike ose shtatzënia.

Eden King, një bashkëautore e studimit dhe një pedagoge e psikologjisë në Universitetin Rice e quan vendimin për të shprehur një identitet të stigmatizuar mjaft të komplikuar. “Ajo ka potencial ,ka pasoja pozitive por edhe ato negative,” thotë ajo.

Megjithatë, hulumtimi tregon në mënyrë dërrmuese se njerëzit me stigmat jo të dukshme (siç janë orientimi seksual ose problemet shëndetësore) të cilët jetojnë të qetë në punë janë më të lumtur me jetën e tyre dhe më produktive në vendin e punës.

Të njohësh veten është zakonisht një përvojë pozitive sepse i lejon njerëzit të përmirësojnë marëdhenie, të krijojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të çlirojnë mendjen e tyre nga mendimet negative, thotë King.

Punëtorët që tregojnë veten ashtu siç janë  kishin ulje të ankthit në punë, ulje të paqartësisë së rolit në punë , përmirësim të kënaqësisë në punë dhe rritje të përkushtimit për pozicionin e tyre. Jashtë punës, këta njerëz raportuan se e kishin ulur stresin psikologjik dhe kanë arritur tashmë ti kënaqen jetës.

Por studimi zbuloi se të njëjtat rezultate nuk vlenin për njerëzit të cilët ishin paragjykues ndaj vetes  të tilla si raca, gjinia dhe paaftësia fizike.

Këta persona e ndjenin veten më pak të aftë për të shprehur aftësitë e tyre pavarsisht sesa të zotë mund të ishin .

Frika nga paragjykimi nuk i lejonte të ishin vetvetja ndryshe nga dikush i cili kishte besim në vetvete pavarsisht sesa i zoti ishte./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!