Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët nuk mund të diktojnë rritjen e rrogave të tyre.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se për të marrë dhe gjykuar një tender, duhet të jesh ekspert.
“Gënjeshtra është që e thashë thjesht unë, unë cilësova raportin. Lekë kemi dhënë për reformën në drejtësi. Pse nuk çohen mësuesit t’ia rrisin vetes rrogat? Pse? Sepse askush nga këta nuk ka bindjen se kanë në dorë, edhe gurin, edhe armën. Rritja e pagave është ekskluzivitet i pushteteve të tjera. Si ka mundësi që këta duan t’ia rrisin pagat vetes? Kjo më bën shumë përshtypje. Çfarë do të thotë që kura të bëhet më e rëndë se sëmundja? Që vendi të humbë 10 përqind të PBB. E duam ne në Shqipëri, që të gjithë sipërmarrësit nuk investojnë, se kushedi se shkon puna. Rreziku që të shkojmë aty është real. Siguria juridike kërcënohet kur ka më shumë të padënuar se të dënuar në burgje. Pra, kjo është kura. Që të marrësh dhe të gjykosh një tender, duhet të jesh ekspert. Unë nuk e bëj dot”, theksoi ai./abcnews.al

