39 vetëvrasje janë regjistruar në burgjet italiane që nga fillimi i vitit.
Sipas Ansa, rasti i fundit ka ndodhur këtë të martë në burgun Agostino Sata.
Kjo është vetëvrasja e katërt që ndodh në burgjet në rajonin e Emilia-Romagna.
Si pasojë, autoritetet në burgje i kanë bërë thirrje qeverisë italiane të përmirësojë kushtet në institucionet penale, përfshirë mbipopullimin./abcnews.al