Kristaq Rama e quante si skulptori që nuk bën kompromise, bëhet fjalë për durrsakun Qazim Kërtusha, i cili këtë herë në një rrëfim në emisionin ‘Pas Mesnatë’, me Leontina Nikën.
Qazim Kërtusha, e ka nisur karrierën e vet 30 vjet më parë. Ai është njëri ndër skulptorët më aktivë në jetën artistike të vendit.
“Duhet të ishe pak i kujdesshëm, në fund të fundit arti i shërben të gjithëve. Edhe sot skulpturua është e porositur, por unë nuk pranoj cfarë dëshiron klienti. Dua të krijoj atë cfarë unë ndjej e kështu je më i varfër, ama kam studion më të bukur në vend.” -thotë Kërtusha.
Ndër të tjera ai kujton edhe punën për krijimin e një mozaiku në Durrës, për të cilin thotë se për prerjen e gurëve është ndihmuar nga Parashqevi Simaku.
“Unë prodhova mozaikët, stampën dhe i prodhoja në Kavajë dhe e di kush m’i priste gurë? Parashqevi Simaku. Këndonte dhe mi priste. Ai mozaik sot nuk është prishur se e quajtën paskomunist.
Gurët prodhoheshin si cokollata se ajo teknologji kështu ishte asokohe, dhe më ndihmonte Parashqevia, dhe këndonte këngën e Qamiles. Pra 22 metra katror, ajo tani ndodhet një fragment në studion time. Parashqevia për mua është vlerë e madhe.” rrëfen ai.
Mes shumë veprave të tjera, Kërtusha është autor dhe bashkautor i shtatores së Aleksandër Moisiut në Vienë të Austrisë, i shtatores së Haxhi Zekës në Pejë, i shtatores së dëshmorit të UÇK-së Indrit Cara, dhe shtatores së ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë Krujë dhe i bustit të dom Nikollë Kaçorrit, zv.kryeministrit të qeverisë së pavarësisë./abcnews.al