“Qau për 5 minuta”, Rummenigge rrëfen ndarjen emocionuese me Thiago

schedule12:54 - 20 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 20 Shtator, 2020

Karl Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, ka rrëfyer një prapaskenë interesante të asaj që i ka ndodhur me Thiago Alcantara. Legjenda e futbollit gjerman është takuar me mesfushorin gjerman dhe tregon momentet emocionuese të ndarjes.

“Transferimi i u bë të enjten. Kur hyra në garazh dhjetë minuta më vonë, Thiago po qëndronte në vendin ku unë parkoja gjithmonë makinën. Ai erdhi tek unë, më përqafoi dhe qau për pesë minuta. Më tha ‘Faleminderit që më lejuat të iki’.

Isha jashtëzakonisht i lumtur për të, pasi ai tregoi në Lisbonë se çfarë cilësisht ka. Është një humbje e madhe për ne, edhe për cilësitë që kishte si njeri. Ne e respektuam faktin që ai donte të provonte një eksperiencë të re.

Gjithmonë sillej shumë mirë dhe u përshëndet me të gjithë punonjësit në mënyrë të pabesueshme. Më erdhën edhe mua lot. Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, ishte pothuajse si një marrëdhënie familjare”, ka rrëfyer Rummenigge për “Sky90”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!