Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak në makinë, pranga të riut në Tiranë

schedule10:33 - 23 Korrik, 2024

schedule 10:33 - 23 Korrik, 2024

Një 20-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të marte në Tiranë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak në makinë.

Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin 20 vjeç. Gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut, banues në Kamëz, rendojnë veprat penale ‘mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.