Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Casa Italias në kryeqytet. Gjatë kontrollit fizik në çantën e të riut, i cili lëvizje me makinë, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak.
“Në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar “Road”.
Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.
Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Casa Italias, me një automjet tip “Ford”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi 28 vjeç, banues në Valias.
Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 28 vjeç. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.