Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qarkullonin me drogë e pushkë me vete, arrestohet në Tiranë çifti i bashkëshortëve

schedule12:56 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 12:56 - 28 Dhjetor, 2020

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në Tiranë pasi lëviznin me lëndë narkotike dhe armë me vete. Me finalizimin e operacionit të koduar “Autostrada” nga forcat Shqiponjat u arrestuan bashkëshortët  E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Bazuar në informacionin se dy qytetarë qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike, forcat policore vunë në pranga çiftin.

Pas kontrollit në mjetin e tyre u gjetën  dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Ndërsa, pas kontrollit në banesën e tyre në Elbasan u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!