Nga Gjergji Figuri
Asnjë mjet i tonazhit të rëndë nuk do të qarkullojë përgjatë sezonit turistitik në rrugët pranë bregdetit të Shëngjinit. Ndërkohë që shëtitorja pas orës 19.30 do të mbyllet për automjetet. Këto janë disa nga masat që ka marrë pushteti vendor në Lezhë.
“Do ndalohen mjetet e rënda të transportit, betonieret. Pjesa e shëtitores përbri sheshit Willson do mbyllet në 19.30. Kontakti i pushuesit do jetë më detin”.
Siç duket nga pamjet është drejt fundit dhe pastrimi i rërës.
Punonjësit e mirëmbajtjes kanë vijuar me pastrimin e mbetjeve të sjella në breg nga deti gjatë dimrit dhe largimin e rërës nga shëtitorja.
Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Paçaj tregon resurset e kësaj zone bregdetare.
“Ka mal, ka det, ka restorante,” thotë ai.
Mësohet se pas një viti të vështirë prej pandemisë këtë sezon kanë nisur dhe prenotimet. Pjesa më e madhe e hoteleve i kanë garantuar turistët. /abcnews.al