Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qanie Hyka rrëfehet me emocione: Nuk ngela asnjëherë shtatzënë, doja shumë të bëhesha nënë

schedule09:53 - 24 Tetor, 2025

schedule 09:53 - 24 Tetor, 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare Qanie Hyka ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe plot emocione gjatë një interviste për emisionin “ABC-ja e Mëngjesit” në ABC News.

Artistja ka folur për sfidat e jetës dhe karrierës së saj, duke treguar se pavarësisht dëshirës së madhe, nuk ka mundur të bëhet nënë.

“Nuk ngela asnjëherë shtatzënë, doja shumë që të bëhesha nënë”, u shpreh ajo me emocion.

Hyka kujtoi edhe fjalët e bashkëshortit të ndjerë, Astritit, i cili e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj:

“Astriti ma la me gojë që kur të iki nga kjo botë, të mos e lësh pas dore ëndrrën tënde. Bëj videoklipe me ato mundësi ekonomike që kemi.”

Këngëtarja tregoi se fillimet e saj në vitin 1996 nuk kanë qenë të lehta, pasi është paragjykuar shumë.

“Në vitet e para kur kam filluar punën, në ’96-ën, jam paragjykuar shumë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo shprehet mirënjohëse për familjen dhe dashurinë që ndan me ta:

“Jam shumë herë teze dhe hallë, megjithatë vjen një moment kur njeriu shkon në shtëpi dhe mediton për jetën e vet. I dua shumë vëllezërit dhe motrat, aq shumë sa ndoshta nuk e dinë.”

Edhe pse nuk e realizoi ëndrrën për të kënduar në opera, Qanie Hyka mbetet e vendosur të ndjekë pasionin e saj muzikor:

“Megjithëse nuk u realizua ëndrra e madhe për opera, dua që të këndoj me mikrofon në dorë në skenat e mëdha. Mjafton vetëm një këngë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!