‘ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi diskutoi sot temën mbi dhunën dhe keqtrajtimin e kafshëve. Nisur nga ngjarja e para disa ditëve në Gjirokastër ku disa kafshë u helmuan, në studio për të biseduar për këtë ishin aktorja Enxhi Cuku, moderatori Bledi Strakosha dhe doktori i kafshëvë Erko Prifti.
Bledi Strakosha njihet për dashurinë e tij ndaj kafshëve teksa ka folur edhe për humbjen e tyre. A e kanë paragjykuar atë për dhimbjen që kaloi? Përse nuk ka momentalisht një kafshë shtepiake?
‘A të thanë kur i humbe, mos bëj kështu për një qen?’ – e pyeti Ermali, Bledin.
“Po, po edhe miq të ngushtë. Fillova të bëhem edhe agresiv me rastin e parë, pastaj me rastin e dytë fillova ti ndryshoja mendim, por vjen një moment që ti thua është e kotë. Pas humbjes së tyre e kam të vështirë të marr tjetër kafshë”.
Bledi tregoi se e vuajti shumë largimin nga jeta të qenve të tij teksa shtoi se nuk ja ndjente për komentet e njerëzve.

Ndonëse Enxhin jemi parë ta shohim në skenë shumë shpejt do ta shohim në ekranin e ABC me një program në fundjavë dedikuar kafshëve. Ajo tregoi live se kafshët ishin fobia e saj, por me nisjen e programit ka filluar të dashurohet pas tyre.
“Nuk është një dashuri me shikim të parë, pasi i kam pasur gjithë jetën fobi kafshët. Por duke bërë një emision për kafshët, duke takuar personazhet publike ose jo publik që kanë kafshë, duke parë marrdhënien e tyre kam kuptuar se sa e mrekullueshme është kjo marrëdhënie”

